Bota

OKB kundërshton pretendimet e avokatit të pakistanezes së krishterë

Kombet e Bashkuara kanë kundërshtuar një pretendim të avokatit pakistanez që ka mbrojtur një të krishterë pakistaneze, se kjo Organizatë e ka detyruar atë të largohet nga Pakistani.

Avokati, Saiful Mulook, është nisur drejt Holandës, pas protestave të mbajtura në Pakistan nga islamistët e linjës së ashpër, të cilët kanë kërkuar ekzekutimin e pakistanezes, Asia Bibi, e cila ishte akuzuar për blasfemi, mirëpo Gjykata Supreme e këtij shteti ka përmbysur këtë vendim më 31 tetor.

Në një marrëveshje të arritur me partinë, Tehreek-e-Labbaik (TLP) për të ndalur protestat, mirëpo që është kritikuar nga shtetet Perëndimore dhe grupet për të drejta të njeriut, Qeveria e Pakistanit ka vendosur që t’i ndalojë Bibit udhëtimin jashtë vendit.

Bibi, 54 vjeçare, nënë e pesë fëmijëve ka kaluar tetë vjet në listë të pritjes për ekzekutim pasi është akuzuar për ofendim të Profetit Muhamed.

Mulook në anën tjetër ka thënë në një konferencë më 5 nëntor në Hagë se është vendosur në “aeroplan kundër dëshirave të tij” pavarësisht pse ka refuzuar të largohet nga shteti, pa u siguruar se klientja e tij është liruar nga burgu.

Mirëpo zëdhënësi i OKB-së, Eri Kaneko, ka thënë më 6 nëntor se OKB-ja në Pakistan nuk e ka detyruar të largohet atë kundër dëshirave të tij.

“OKB-ja nuk mund të detyrojë askë të largohet nga Pakistani pa dëshirën e tij/saj”, ka shtuar Kaneko.

Ndërkohë burri i Bibit, Ashiq Masih, ka kërkuar azil në shtetet Perëndimore, duke thënë se familja e tij është në rrezik teksa jeton në Pakistan.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483