Bota

OKB –ja kërkon miliarda euro për ti ndihmuar Sirinë

Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje shteteve që t’i ofrojnë rreth dhjetë miliardë euro ndihma për Sirinë për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimit në kohën e pandemisë, që e ka thelluar krizën humanitare në vendin e rrënuar nga lufta.

Miliona njerëz janë shpërngulur gjatë luftës civile që filloi në vitin 2011  në këtë shtet të Lindjes së Mesme, shkruan “The Guardian”, transmeton Kosova.info.

Të martën, 60 qeveri dhe agjenci të ndryshme morën pjesë në një organizim virtual për mbledhjen e fondeve, i cili u drejtua nga Bashkimi Evropian.

“Burrat, gratë dhe fëmijët sirianë kanë përjetuar lëndime, zvhendosje, shkatërrim, terror në shkallë masive”, tha i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Geir Pedersen. “Rreziku i Covid-19 mbetet akut”, shtoi ai.

Kombet e Bashkuara thanë se nevojiten 3.8 miliardë dollarë ndihma gjatë këtij viti në Siri, ku 11 milionë njerëz po kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje. Për më tepër, 6.04 miliardë dollarë nevojiten për t’i ndihmuar 6.6 milionë sirianët që kanë ikur nga vendi.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Siria deri më tani i ka regjistruar vetëm 269 persona të infektuar me koronavirus, por Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se gjendja e vërtetë është ndoshta shumë më e rëndë dhe numri i infektimeve ka gjasë të rritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.