Kombëtare

OJQ “IDEA” ka lansuar programin e bursave për vitin akademik 2019-2020

Organizata Joqeveritare IDEA ne bashkëpunim me afaristet vendor po fillon me Programin e Bursave për studentët të vitit të dytë dhe të tretë në studimet e nivelit Bachelor për vitin akademik 2019-2020.

Ky program ka për qëllim t’i përkrahë financiarisht studentët, të kontribuoj për zhvillimin e qëllimit vizionar drejtë zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi, të kontribuoj në zhvillimin e aftësive dhe kompetencave që do i mundësojnë ata të bëhen profesionistë në fushat ku studiojnë, të kontribuoj  në forcimin e urës-lidhëse ndërmjet studentëve dhe bizneseve të cilët shprehin interesim për bursë-dhënie. 

Me anë të këtij programi Organizata IDEA ndikon në rritjen e cilësisë arsimore ku këta studentë do të i shndërrojnë rezultatet e tyre të shkëlqyera në kontribut për zhvillimin e shoqërisë. Mbështetjen në zhvillimin dhe avancimin e të rinjve IDEA vazhdon ta implemenetoj edhe nëpërmjet  projekteve dhe aktiviteteve  tjera duke realizuar një bashkëpunim të rëndësishëm me bursistët gjatë gjithë vitit akademik.

OJQ IDEA fton të gjithë studentët të aplikojnë nëpërmjet kësaj thirrje të hapur për aplikim. 

Mbështetja parashikuar është një minimum prej 10 bursave numri i së cilës mund të rritet në vazhdim.

KRITERET:

  • Të jenë student/e të vitit të II-të ose të III-të
  • Të kenë të regjistruar vitin akademik 2019-2020
  • Të mos jetë përsëritës i vitit akademik
  • Nota mesatare mbi 8.5
  • Pjesëmarrje në aktivitetin e leximit të librit e organizuara nga OJQ IDEA
  • Pjesëmarrje në Panelet mujore dhe aktivitete kulturore/sportive të organizuara nga OJQ IDEA

PËRPARËSITË:

  • Familjet me asistencë sociale
  • Familjet me më shumë se nje student
  • Jetimët
  • Familjet e dëshmorëve
  • Familjet e veteranëve

Kliko këtu për të aplikuar online: https://www.idea-ks.org/

Aplikacioni duhet të plotësohet deri më dt. 22 nëntor 2019. Përzgjedhja e përfituesve të bursave do të bëhet nga Komisioni i Bursave të OJQ IDEA. /Kosova.info/