EKONOMI

OEK- u ka mirëpritur marrëveshjen Kosovë – Serbi, kjo do të sjell përfitime për të dy shtetet

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhën dhe autostradën mes autoriteteve kosovare dhe serbe.

Sipas një njoftimi për media, OEAK thotë se beson fuqishëm se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të shtuara ekonomike për të dyja vendet, e sidomos për kompanitë e sektorit privat që operojnë në secilin vend.

“Njohja reciproke, tregtia pa barriera dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike vetëm se do të e përmirësojnë perceptimin për të dy vendet në sytë e investorëve amerikanë dhe të tjerë të huaj”, thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se çdo marrëveshje që lejon integrim ekonomik të rajonit, e hap potencialin e të gjitha vendeve për rritje të përshpejtuar ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.