Kombëtare

O’Connell reagon ndaj interpretimit të porosisë së QUINT-it për dialogun

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka reaguar në lidhje me interpretimet që i janë bërë deklaratës së përbashkët të QUINT-it, në lidhje me rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai përmes këtij reagimi në Facebook ka thënë se çështja e dialogut Kosovë-Serbi është temë e rëndësishme edhe për Kosovën edhe gjithë rajonin, dhe kjo është arsyeja pse duhet përfshirja e ndërkombëtarëve, dhe pse QUINT-i ka kërkuar rinisjen e tij, ndërkaq zgjedhjet, janë çështje tërësisht e Kosovës, se a duan t’i mbajnë apo jo.

“Çështja e mbajtjes së zgjedhjeve apo jo tërësisht i takon Kosovës. Kam lexuar “komentues” që pretendojnë se deklarata e QUINT-it ishte thirrje për formimin e një qeverie të re pa zgjedhje. Pse gazetat shtypin marrëzitë e tyre, pa na pyetur neve se çfarë mendojmë? Nuk është çudi që qytetarët e Kosovës shpesh ndjehen të keqinformuar. Por rifillimi i dialogut dhe përfundimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse është në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit. Kjo është arsyeja pse miqtë tuaj duan që të përgatiteni për të biseduar seriozisht sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar O’Connell.

Leave a Reply

Your email address will not be published.