Bota

OBSH: Shkaktari i shpërthimit të valës së dytë mos-izolimi i pacientëve me Covid-19

Mos-karantinimi i pacientëve me koronavirus në kapacitete të mëdha është fajtori kryesor për valën e dytë të shpërthimit të rasteve, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Dr. Michael Ryan lidhi shpejtësinë e transmetimit në kontinent me dështimin e sistemeve të gjurmimit të kontaktit, raportojnë mediet e huaja.

Dr Ryan tha se rreth gjysma e kombeve evropiane kishin pasur afërsisht 50 përqind rritje të infeksioneve gjatë javës së kaluar.

Ai paralajmëroi që programet e dobëta të gjurmimit dhe respektimi flagrant i rregullave të karantinës ishin “një pjesë e mirë e arsyes pse po shohim një numër kaq të lartë”. Në të gjithë botën, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit kaloi dje pikën e zymtë prej 40 milionë të infektuarve, me më shumë se 1.1 milion vdekje si pasojë e Covid-19.