Bota

OBSh-ja themelon panel për ta rishikuar menaxhimin e pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka lajmëruar sot se do të themelojë një panel i cili do ta rishikojë menaxhimin e pandemisë së Covid-19 në nivel global.

Duke u folur shteteve anëtare në Gjenevë, Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se ish-kryeministrja e Zelandës së re, Helen Clark, dhe ish-presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf do të jenë në krye të panelit rishikues, i cili do të quhet Paneli i Pavarur për Menaxhimin dhe Gatishmërinë ndaj Pandemisë, shkruan BBC.

Ghebreyesus ka thënë se kishte ardhur koha për “reflektim të brendshëm, të shikojmë botën ku po jetojmë për të gjetur mënyra të forcojmë bashkëpunimin tonë, derisa punojmë së bashku për të shpëtuar jetë dhe për të marrë pandeminë nën kontroll”.

OBSh-ja ka qenë nën presion për një kohë të gjatë që ta rishikojë mënyrën se si po menaxhojë pandeminë, derisa është përballur me kritika sidomos nga ShBA-të se ka reaguar vonë ndaj shpërthimit të parë në Kinë, dhe se ka qenë e lidhur ngushtë me qeverinë kineze, transmeton KOHA.

Në fillim të javës ShBA-ja ia ka thënë dha lajmërim formal OKB-së se do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483