SHËNDETËSIA

OBSh-ja mund të trajnojë stafin mjekësor në Kosovë për trajtimin e rasteve me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë mund të trajnojë stafin mjekësor të Kosovës për trajtimin e rasteve me COVIF-19, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në një njoftim nga MSh-ja bëhet e ditur se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, priti sot përfaqësuesit e Zyrës Regjionale të OBSh-së, udhëhequr nga Ardita Tahirukaj dhe përfaqësuesen e Zyrës së OBSh-së për Kosovë, Isme Humolli, me të cilat diskutoi për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit për menaxhimin e COVID-19.

“Përfaqësuesit e OBSh-së shprehen gatishmërinë për të përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë në të gjitha sferat, përfshirë edhe menaxhimin e çështjeve shëndetësore përveç COVID-19. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për asistencën që OBSH-së e cila mund të sigurojë në trajnimin e stafit mjekësor kosovar për trajtimin e rasteve me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483