SHËNDETËSIA

OBSh-ja do të dalë me udhëzime për remdesivirin brenda disa javësh

Organizata Botërore e Shëndetësisë po përgatit udhëzimet për përdorimin e ilaçit remdesivir për trajtimin e COVID-19 dhe ato do t’i lëshojë për 3-4 javë, thonë nga OBSh.

“Parashikojmë se udhëzimet do të jenë të disponueshme për 3-4 javë”, ka thënë Janet Diaz, zyrtar në OBSh.

Ai tutje ka thënë se një panel i OBSh-së do të shikojë provat e përgjithshme të efektivitetit të ilaçit, raporton Reuters.