Rajoni

OBRM-PDUKM thotë se vaksinimi kundër gripit po vonohet

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi në OBRM-PDUKM, Sinisha Stojanoski në konferencë për shtyp sot tha se vaksinimi është dashur të fillojë më 5 nëntor.

“Vaksinimi duhej të niste më pesë nëntor, por në vend të realizimit të vaksinimit, jemi dëshmitarë të filmit të njohur kur rolin kryesor e kanë udhëheqësit e Qeverisë dhe ministri Filipçe”, tha Stojanovsk, transmeton Kosova.info.

Ai pyeti se çfarë po fshihet pas kësaj situate, nëse bëhet fjalë për tenderë të kurdisur, pse po vonohet vaksinimi.

Sipas tij, vaksinimi në vend më herët ka nisur më 20 tetor dhe vetëm vitin e kaluar nisi më 5 nëntor.

“A është e vërtetë se në shtet nuk kanë arritur as vaksinat komerciale dhe 28.000 vaksinat që Ministria e Shëndetësisë i jep falas”, tha Stojanovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.