Rajoni

OBRM-PDUKM: Qytetarët treguan se nuk do të mbështesin pushtetin kriminal

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se qytetarët i janë kundërpërgjigjur Zoran Zaevit dhe Stevo Pendarovsit për politikat e tyre, që siç i quajnë, anti shtetërore dhe kriminale.

“Prania e ulët e qytetarëve në tubimin qendror në Shkup është treguar se qytetarët janë kundër shkatërrimit dhe ngecjes së shtetit nga ana e pushtetit kriminal. As me kërcënime, as me presione nuk arritën t’i detyrojnë qytetarët të ngjiten në autobusë për të marrë pjesë në tubimin e Pendarovskit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se qytetarët janë kundër stagnimit ekonomik, nepotizmit, uzurpimit të shëndetësisë dhe institucioneve të robëruara.

“Qytetarët treguan se janë kundër shitjes së interesave shtetërore, shkeljes së të drejtës, Kushtetutës dhe ligjeve. Shteti nuk mund të shkojë prapa. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë drejtësi, jetë cilësore dhe të ardhme të sigurt”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Leave a Reply

Your email address will not be published.