Rajoni

OBRM-PDUKM: Pendarovski gënjen njëjtë sikur Zaev

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se Pendarovski njëjtë sikur Zaevi gënjen.

“Zaev dhe karteli kriminal rreth tij për secilën ditë i inkurajojnë qytetarët. Zaev e rriti numrin e qytetarëve që jetojnë në pragun e varfërisë nga 400.000 bë 500.000. Zaev premtoi standard më të mirë. Zaev gënjeu. Pendarovski njëjtë sikur Zaevi gënjen. Ekonomia për dy vite po fundoset. Standardi i qytetarëve secilën muaj është më i ulët. Borxhi publik i Republikës së Maqedonisë që kur Zaevi është në pushtet është rritur për mbi gjysmë miliard euro. Zaev premtoi ulje të borxhit publik. Zaev gënjeu”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se secilën muaj gjatë 2 viteve të fundit shteti hyn në borxh për 20 milionë euro.

“Zaev dhe Pendarovski i futën në borxhe qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme, ndërsa asnjë investim kapital nuk është bërë. Ekonomia është në fund, ndërsa zhvillimi s’është askund. Republika e Maqedonisë nuk ka nevojë për një Zoran Zaev të ri. Republikës së Maqedonisë i duhet kryetare e ndershme sikur Gordana Siljanovska Davkova”, thonë nga OBRM-PDUKM

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.