Rajoni

OBRM-PDUKM: LSDM po mbron krimin e Katica Janevës

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “deputetët nën kontrollin e Zoran Zaevit refuzuan të diskutojnë për shkarkimin e Janevës edhe pse ajo është gati një muaj në paraburgim”.

“Kjo është dëshmi e qartë se Janeva është nën komandën e Zoran Zaevit”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se po bëhet e qartë ndërlidhja përmes ofrimit të parave dhe trysnive politike përmes keqpërdorimit të ligjit dhe autorizimeve në PSP, njofton Telegrafi Maqedoni, që transmeton Kosovca.Info.

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

Sipas tyre, Zaev dhe LSDM janë në koalicion me krimit dhe se po mbrojnë dhe promovojnë krimin. Zaev dhe partia e tij, sipas OBRM-PDUKM-së dëshirojnë të sigurojnë amnisti për krimin për shkak se Zaev frikësohet sepse e din se ai është personi që fshihet pas sistemit kriminal.

“Vet fakti që Janevësd i është lënë hapësirë të veprojë në liri derisa Boki 13 dhe Zoki Kiçeec ishin në paraburgim flet për qëllimet e pushtetit”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së duke e akuzuar Zaevin se ai është në mbrojtje të krimit dhe promovues i haraçit.

Nga OBRM-PDUKM kërkojnë hetimin dhe jo, siç thonë ata, parodi me Prokurori të pavarur dhe pa trysni dhe ndikime politike.