Kosova

Objektet komunale në Rugovë, pritet të lëshohen me koncesion

Në disa fshatra të Rugovës ekzistojnë objekte të ndryshme komunale, në mesin e tyre objekte shkollore, kooperativa dhe ambulanca, të cilat nuk janë duke u shfrytëzuar nga komuna.

Të gjitha këto objekte komuna kishte planifikuar që sivjet t’i jepte me koncesion, me qëllim që ato mos të shkatërrohen dhe amortizohen edhe më shumë pa u shfrytëzuar, transmeton KOHA.

Këto objekte kanë mbetur qe një kohë të gjatë jashtë përdorimit dhe shfrytëzimit nga komuna, për çka komuna, siç tregon nënkryetari i saj, Fatmir Asllani, ka paplanifikuar që ato të jepen në shfrytëzim me ankand publik, pasi komuna nuk planifikon të investojë në rinovimin dhe shfrytëzimin e tyre.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483