KULTURË

Objektet e harruara në Hotelin Grand

 

 

Tapiceritë ose qilimat janë vepra arti të Z. Matej Rodiqi,të cilat janë vendosur në vitin 1978 kur dhe është inaugurua Grand Hoteli dhe nga aspekti artistik shumë të vlefshme!

Pianoja (PETROF 45.000 DM) është blerë në fillim të afarizmi të Grandit dhe ka qenë e vendosur në restauranin ekskluziv panorama në katin e 13.Në te kanë performuar shumë njerëz nga bransha e muzikës orkestrale të Kosovës, si psh. Prof. Tomor Berisha, Zef Tupeci Isaku i ndjerë etjer. Të gjithë kanë qen anëtar të rregullt të Orkestrës të Radio Televizionit të Prishtinës.

Kjo është një skulpture e artistit tonë të ndjerë të mirënjohur Agim Çavderbasha e cila është e ekspozuar në këtë vend të hotelit Grand qysh nga kur është lëshuar  hoteli në 1978 faktikisht kur ja ka nis afarizmi i hotelit.

Kjo është je vepër skulpture vërtet nga bronzi është e artistit tonë të mirënjohur Agim Çavdarbasha.

Darka shqiptare

Darka shqiptare pikura e krijuar ka qenë në madhësi më të madhe mirëpo me kohë gjatë luftës e kanë vjedhë sërbët.Fatmirësisht personi cili e ka gjetur pikaturën nuk ishte larguar nga Kosova dhe na është dashtë të riblejm pikturën me marka,pikturë kjo e bërë nga Gjelosh Gjoka i ndjerë.

Fatkeqësisht ku ka qenë nënshkrimi ka qenë e dëmtuar e prerë  mirëpo menxheri i hotelit Grand Albert Mirdita e ka lutur edhe njëherë që ta nënshkruaj një vite para vdekjes se tij Gjelosh Gjoka.Historiati i kësaj pikture është shumë e rëndësishme sepse kjo simbolizon vet veprimtarinë hoteli që ka hotelierin dhe turizmin.

Kjo simbolizon një darkë shqiptare tradicionale ku në mes në sfond e ka pikturuar veten Gjelosh Gjoka të tjerët janë familjaret.Pasi që në Kosovë gjithçka ka qenë e politizume nga serbet ka qenë ndarja e shtatë copave të bukës gjashtë të mëdhaja dhe një e vogël ka qenë shumë problematike në atë kohë sepse kanë qenë gjashtë republika dhe pyetja që i është bërë piktorit Gjelos Gjoka se qka simbolizon pjesa e shtatë e bukës ai është përgjigjur:Kosova Republikë kjo ishte në vitin 1978 por Kosova e ka pas himnin e vet që nga viti 1974 prej kushtetutës Jugosllave që ju ka dhënë Kosovës e drejta për kushtetutë, sepse po nëse nuk do kishim status në atë kohë ne nuk do kishim mundësi me pas shtetin sot edhe faktikisht nuk kanë dashur me vendos strukuturat serbe në atë kohë me ekspozu këtë pikturë në këtë vend të Grandit por me insistimin e strukturave tona që kanë qenë në vitin 1978 ku ne ishim më të fortë dhe me ardhjen e ish presditetit Tito është vendosur në këtë vend edhe për këtë arsye ka qenë problem ajo pjesa e vogël e bukës ajo ka qenë si republika e shtatë, ashtu e kanë perceptua strukturat serbe.

Ka edhe shumë vepra tjera por ato janë të ekspozuara në trezor dhe ruhen se faktikisht Grandi është në shitje e atë e vendos AKP./Kosova.info/