Kosova

Obiliq: Rrahje masive, gjashtë të arrestuar – njëri dërgohet në QKUK

Gjashtë persona janë arrestuar në Obiliq, të cilët për shkaqe akoma të panjohura ishin përfshi në një rrahje.

Siç njofton policia me anë të raportit 24-orësh, të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga ta për shkak të lëndimeve të marra është dërguar në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE & LËNDIM TRUPOR & SULM /Rr. Uashington, Obiliq 30.07.2021 – 23:27. Janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje. Si pasojë e rastit të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK. Nga të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me gaz me tetë fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka sugjeruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.