Kosova

Obiliq, familjarët e të infektuarit me covid-19 dalin negativ

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, ka bërë të ditur se katër mostrat e testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë dalë negativ.

Gashi tha se këto mostra ishin marrë si raste kontakti nga personi i infektuar.

Siç ai bëri të ditur në këtë komunë është vetëm një person i infektuar me Covid-19.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Bashkëqytetarë të nderuar,

Ju njoftoj se nga katër mostrat e testuara në laboratorin e IKSHPK-së, raste kontakti me personin e infektuar me Covid-19, kanë rezultuar negativ. Pra, në Obiliq kemi vetëm një rast me Covid-19.

Ne, si shtab emergjent lokal, përmes ekipeve të QKMF-së dhe atyre të Statcionit Policor, jemi në gjendje gatishmerie të ofrojmë çdo lloj ndihme pacientit të infektuar dhe i dëshirojmë shërim sa më shpejtë!

Me shpresë që të mos kemi raste të tjera, ju bëjë thirrje të vazhdoni të qëndroni në shtëpi, të respektoni të gjitha rekomandimet e dhëna nga IKSHPK-ja, ju jeni arsyeja e parandalimit të virusit! Jemi bashkë në çdo sfidë!

Xhafer Gashi

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.