Obiliq: E mitura në pritje të fëmijës së parë, policia arreston personin me të cilin bashkëjetonte

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë hasur në një rast të bashkëjetesës jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjeç gjatë ditës së djeshme në Obiliq, shkruan kosova.info.
Është raportuar se në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është e shtrirë një femër e moshës së mitur K/Ashkalike dhe e njëjta është shtatzëne.
Në lidhje me rastin është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili ka deklaruar se është duke bashkëjetuar me viktimën e lartcekur.
Me urdhër të prokurorit lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt.
add a comment