Kosova

Obiliq dhe Kllokot: Kufizohen shërbimet për qytetarë në Qendrat për Pajisje me Dokumente

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme,  njofton qytetarët se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Obiliq dhe në Kllokot, pas daljes së rezultateve të testimit, disa zyrtarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Obiliq, të kufizoj ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale.

Aktualisht deri në njoftim tjetër kjo qendër do të punojë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme.

Ndërsa për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët t’i drejtohen qendrave tjera me të afërta.

Po ashtu për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Kllokot, të kufizoj ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale.

Kjo qendër do të punojë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme.

Ndërsa për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta, në këtë rast Qendra me e afërt është në Viti.