Kombëtare

Obiliq- Derisa po e hapte kapakun e cisternës së betonit lëndohet një punëtor, vdes në QKUK

Një person ka vdekur në vendin e tij të punës gjatë ditës së djeshme në Obiliq, shkruan kosova.info

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar, punëtor në një kompani derisa po e hapte kapakun e cisternës së betonit, nga presioni i ajrit është hapur kapaku duke e goditur viktimën dhe si pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në QKUK ku më pas edhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa përgjegjësi i kompanisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.