OPINION

O njerëz, leni marrëzitë, mos luani më, me fatin e Kosovës!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Shumica e shqiptareve, ju gëzuan rezultateve te këtyre zgjedhjeve. Ju gëzuan se ndodhen pas shume kohe ndryshimet shume te pritura, qe Kosova te udhëhiqet shume me ndryshe, sigurisht me mire se deri me tash. Vendi u ngulfate ne te gjitha fushat e jetës, kur kemi pritur që do te na ndodhin gjera pozitive pas okupimit te gjatë nga Serbia. Ndoshta për te ardhur vota e sovranit edhe më ne vend, ka qene shume e nevojshme te kemi një subjekt te ri politike me njerëz krejt te ri te pa komprometuar dhe te përgatitur për profesionin e politikës.

Dihet së në shume vende te botës, aty ku ka pasur luftë, pas saj vendin e kanë udhëhequr njerëzit adekuat, kurse luftëtarët duke e kryer misionin e tyre madhor kanë shkuar në profesionin e tyre, ose janë pensionuar me benifite për merita. Na ndodhi, që në politikëbërje të inkuadrohen njerëzit e pa përgatitur që të bëjmë shtet ligjor dhe funksional, shtet ku të gjithë do të jenë të barabarte. Kategoria e njerëzve te politikës e cila e mori timonin e shtetit për 20 vite, punuan keq, sa jo vetëm qe na befasuan neve, por i befasuan edhe miqtë tanë në botë, të cilët na ndihmuan që sot jemi të lirë në tokën tonë. Erdhën në pushtet, forcat të cilat u treguan lakmitare për pushtet absolut. Erdhën ata që Kosovën e shndërruan në plaçkë.

U pasuruan në mënyrë të paligjshme, shkurt bënë shtet për vete, familjet e tyre, ilakat dhe militantët partiakë.

Dhe, tash kur ndodhi ndryshimi pozitiv i pritur më votën e sovranit, prapë forcat retrograde janë duke na vu në sprovë të madhe. Si të shpjegohet gjithë kjo zhagitje për formimin e organeve te reja nga LVV-LDK e cila po thuhet që po behët për ndarje të posteve, e prapa kësaj fshihet diçka edhe më shumë, dhe jo pa e rrezikshme me duket mua.

Duket së Albin Kurti dhe Vjosa Osmani më ardhjen e tyre në pushtet, ju prishin shumë rehatin strukturave të ndryshme të cilat tërthorazi ose direkt janë të lidhura më krimin dhe korrupsionin. Këtyre njerëzve nuk ju shkon përshtati ndryshimi i bere.

Lufta për poste, e sidomos lufta speciale për president dhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme, shtron pyetjen. A mos po luftohet që më këto dy poste të larta shtetërore, mos të lejohen ndryshimet pozitive ? për qka edhe u votua nga shumica.

Dihet kompetencat qe i ka Ministria e Punëve te Brendshme, dhe kjo është frika e tyre.

Mjaftë është bërë më korrupsion, krim, varfëri, pa punësi, largime masovike nga Kosova.

Ata që firmosen bllanko, shumë marrëveshje më Serbinë  pa ndonjë transparencë për opinionin e gjerë, publik dhe duke falë jo pak toka armiqve tanë shekullor, duhet të rrinë cuc!

Na dëmtuan edhe në planin e ecurive ekonomike-sociale.

Kosova nuk është e ndonjë personi të caktuar dhe as e ndonjë tarafi politikë, nëse dikush mendon ashtu.

Verdikti i votës së lirë të respektohet, së populli gjithnjë e më shumë, i ka kuptuar këta njerëz.

Kosova lirinë dhe pavarësinë e fitojë më gjak dhe sakrifica të mëdha.

Edhe dikush nëse i ka kontribuar kësaj lirie e nuk themi qe jo, nuk i lejohet të luhet në këtë mënyrë më gjakun e shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit që shtrihen sot në çdo cep të Kosovës.

Ata kanë rënë për shtet dhe atdhe, e jo për interesa partiake, as për interesa grupore të kujtdo qofshin ato.

Tek e fundit populli është ai, që nuk do të lejon në pakufi lojëra të tilla për fatin e tij.

Sherret politike të atyre që bënë keqpërdorime tashmë i kanë marre vesh edhe fëmijët.

Edhe diçka do të shtoja krejt në fund të kësaj analize lexues të nderuar.

Ardhja në pushtet e Kurtit dhe Osmanit ua prishë kohezionin edhe forcave të krimit të organizuar në rajon…

Këtë fakt e dinë edhe faktori ndërkombëtar, të cilët  ish dashur të ndikojnë që të formohen organet e reja sa më parë, kur dihet së pavarësia e Kosovës, është projekt ndërkombëtar…