“O Allah m’ke beku me këtë firmë ku punoj”, mashtruesi i 2 milionë eurove bëhej kinse firma i bleu veturë

Jeton Mehmeti një ditë më parë u arrestua nën dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete. Dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro.

Me këto veprime i dyshuari akuzohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Por Mehmeti i cili dyshohet se ka përfituar 2 milionë euro, duke i mashtruar qytetarët, kishte postuar në Facebook një foto me të cilën donte të tregonte se si firma në të cilën ai punonte, kinse i kishte blerë veturë për ditëlindje.

“Nje befasi nga Drejtori Ermir per ditlindje me ka ble kerr vitit 2015 me Km 0 Elhamdulila qe Allahu um ka beku me kete firm ku punoj me kta njerz Allahu jav ktheft kete dynja e nahiret na takoft amin me respekt Jeton Mehmeti”, kishte shkruar Mehmeti në Facebook.

Go to TOP