OPINION

Nxirreni Kosovën nga Karantina

Shkruan: Seremb GjERGjI
Nuk duhet ta presim fundin e qershorit të dalim nga karantina. Kosova i ka dy përparësitë që si ka asnjë shtet në Botë. 1. Populli ma i ri në Evropë. 73% e popullsisë janë nën moshën 35 vjeçare. 2. Vetëm 2.9% pleq, sipas entit të statistikave të Kosovës.

Botërisht dihet se virusi Covid19 i njohur si Corona-Virusi nuk u ngjitet moshave të reja, veçmas nga mosha 30 e poshtë. Mosha mesatare në Kosovë është 24-26 vjeç. Covid19 nuk është organizëm i gjallë – por një molekulë proteinash e mbështjellë me dhjam.

Për këtë fakt, Kosova duhet t’i mbrojë vetëm gjyshërit. Ata janë gjenerata më e rrezikuar. Për të mos rrezikuar aspak – në karantinë vazhdojnë të mbetën të gjithë mbi moshën 55 vjet. Fëmijët, nipërit dhe mbesat të rrijnë larg të vjetërve – madje shumë larg, për sigurinë e tyre. 

Duke filluar nga e hëna 30 mars, Klina e cila është pa asnjë virus, të filloi me dalje nga Karantina. Të hapen bizneset dhe të filloj jeta gradualisht. Kurse nga 13 prilli, e gjithë Kosova të frymoi lirshëm. i gjithë populli është i vetëdijshëm për rreziqet, andaj kujdesi i secilit do të ishte maksimal për sigurinë personale dhe të familjes.

Imuniteti natyrorë është më i fuqishmi dhe më i suksesshmi. Kjo karantinë/bllokadë  po e varfëron Kosovën. Kur të paraqitet serish Covid19 në fund të këtij viti, kush do të na mbrojë. Vaksinat janë 18 muaj larg – dhe duke mos ditur se çka ka tërësisht në to. Imuniteti natyral është çelësi i suksesit. Kësaj i del në ndihmë edhe vet stinët e nxehta.

Mbi të gjitha – askujt nuk i pengon një sapun në xhep – shkuma e të cilit e shkatërron virusin.

Dami në xhep dhe ekonomi

Çdo ditë të karantinës, Kosova humbë rreth €100 milion qarkullim. Shumë prej çmimeve janë rritur, edhe pse është hequr TVSH-ja në produktet esenciale. Ka mbetur vetëm një zgjidhje – fillimi i jetës sa më parë.

Sa familje nuk i kanë €10 për në shtëpitë e tyre. As nuk kanë ku t’i marrin e as nuk kanë ku t’i fitojnë tjerat. Tash është koha e punimit të fushës – si ka mundësi që ta ndaloni këtë shanse. Gjysma e Kosovës jetojnë nga të ardhurat e tokës!?

Bllokimi i lokaleve, bizneseve të vogla dhe të mëdha. Nalimi i përgjithshëm i investimeve të jashtme si dhe rënia e ekonomisë në 2% GDP, vetëm për 14 ditë – është treguesi më i miri se Kosova po shkon drejtë varshmerisë ekonomike. Madje as Serbia nuk po sjellë mallra për ta dëmtuar ekonominë e shtetit tonë. Që në 10 vjetët e ardhshme të jemi të varur nga ekonomia e Serbisë. Është momenti i fundit që të dalim nga karantinimi/bllokimi dhe ta zhvillojmë jetën. Karantina mund ta mbrojë jetën e disa individëve – për të cilët mund të kujdesen vet familjet, por e dëmton dhe varfëron jetën e përgjithshme në Kosovë. Stop shkatërrimit!

Qeveria e Kosovës

Institucionet tona, për shkak të moshës së re të vendit, duhet të aplikojnë modelin, “KUSH KA NEVOJË TË SHKOI TËK MJEKU”. Në këtë mënyrë eliminohen të gjitha modelet e krizave të krijuara në këtë vend. Pyetni në Veri – pse ata s’kanë Covid19?!

Njerëzit natyrshëm do t’i respektonin normat e sigurisë nga momenti kur e kryen punën – askush nuk është çmendur të rrezikoi familjaret e vet për qejf të tij/saj. Mbesim të izoluar me jashtë, por frymojmë brenda.

Sugjeroj që Qeveria e Kosovës, ta ndërroj strategjinë e vet dhe ta aplikoi këtë STRATEGJI që tashme po e zbatojnë Suedia dhe Islanda. Ndërsa Belgjika do ta filloi së zbatuari nga java e ardhshme. Imuniteti natyral e ruan popullin dhe kombin tonë. Askush tjetër!

Sipas statistikave globale, 10% e popullsisë (njësoi edhe në Kosovë), nuk infektohen kurrë. Kurse 89% e popullsisë çdo virus e kalojnë vetëm me një paracetamol. Mbetëm vetëm 1% që mund t’i drejtohen QKMF-ve dhe Spitaleve – ku shumica prej tyre gjejnë shërim.

Pyetja ime është – A VËRTETË DUHET TË MBYLLEMI NË KARANTINË – kur ka zgjidhje tjera?

Leave a Reply

Your email address will not be published.