Kosova

Nxënësit kosovar i kërkojnë 15 mijë euro ryshfet për tu pranuar në Fakultetin e Mjekësisë

Milaim Zeka gjatë ditës së sotme ka publikuar një letër që i është dërguar atij nga një nxënës kosovar i cili ëndërr kishte të pranohet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, shkruan Kosova.info

Edhe pse nxënësi pretendon që shkollën e mesme e ka kryer me notën 5.0, ai qe 2 vite nuk po pranohet në Fakultet.

Ai tashmë ka aplikuar në një Universitet në Gjermani, ku atje është pranuar pa pas nevojë test pranues duke u bazuar vetëm tek suksesi i tij.

Mirëpo ajo e cila është shqetësuese është fakti se këtij nxënësi për tu pranuar në fakultet i janë kërkuar 15 mijë euro ryshfet, shkruan Kosova.info.

Milaim Zeka e ka publikuar këtë letër duke thënë se kjo është arsyeja kryesore pse i është futur politikës.

Lexoni letrën e plotë:

Milaim pot shkruj ty se besoj se interesohesh per rini. E kom perfundu shkollen e mesme me sukses 5.0 ne Kosov aplikova ne fakulltet te Mjekesise qe 2 vjet msoj qaty me hi smujta me u pranu qka ndodhi qysh tek nuk e di sme pranun. Meniher ne korrik i dergova letrat ne Göthe Universität ne Frankfurt te Gjermanis nuk kom prit 2 dit me kan kthy pergjigje me kan than se je i Pranum nese osht qeky suksesi yt edhe plus ki drejt me apliku per burs kur vjen ktu. Shtet i huj per ta jom i panjofshem ne baz te suksesit pa pas nevoj per test pranus me pranun. Po e lo baben e nanen, vllaun e motren, me shpresen se kur shkoj atje kom me bo diqka daja po garanton per mu veq me shku me u shkollu. “Shteti” jon mi lypen 15,000 euro mem shti ne fakulltet masi jom nxons i mir e parameno ti tash ne qfar gjendje jemi kur edhe arsimin e ki te korruptun ku po dojm me mrri sidomos tu e pa se Kosova osht ne ni gjendje ekstreme ku mjeksia nuk po perparon edhe osht ne mangesi nuk pranojn nxansa siq duhet po pranojn te njofshem. Rasti Liridona Gashi… Euromed qe prej 2007-2008 osht ne kome se mjeku i ka jep injeksion gabim… Me qet mjeksi don me vazhdu ne Europ a ? Me qet intelekt te njoftesis don me vazhdu a… Shteti jon i Dashur Kosova te shkruva ty se te kom percjell ton kohen prej se jom i vogel e di shum per ty edhe kom ndi shum amo skom shpres per ket vend asni pik. Hala sjom 18 vjet edhe mka hup shpresa me jetu ktu. E qka me ba baba jem qe me ni rrog minimale 300 euro i mban 6 antar. 1 ne shkoll te mesme e tash un ne “Fakulltet”. Nese e poston ose e shprendan tlutem anonim amo nese mrrin ne Pozit tlutna bile per te ardhmen e qetyne studentave te Kosoves mos lejo Korrupsion ose Njoftesi se ni Kosov po jau sheh sherrin.
Me respekt ni 17 vjeqar pa shpres per Kosove.

Leave a Reply

Your email address will not be published.