Life Style

Nusja hakmerret në altar: Gjatë betimit lexon mesazhet e tradhëtisë së burrit

Një nuse australiane Casey zgjodhi hakmarrjen më të mirë që meritonte i dashuri i saj Alex pasi mori vesh se ai ishte në një lidhje me një femër tjetër.

Një natë para se ata të martoheshin, nusja po festonte natën e beqarisë ndërkohë i erdhën disa mesazhe në telefon nga dikush i panjohur.

Asaj i kishin ardhur disa foto të të dashurit të saj me një femër tjetër dhe disa biseda romantike që ata kishin bërë me njeri-tjetrin. Në një nga këto mesazhe shkruante: Unë nuk do martohesha me një njeri të tillë, po ti do e bëje?

Nusja u shokua nga ato mesazhe. Edhe pse shoqëria e saj po i thoshte ta anulonte martesën, ajo nuk pranoi. Nusja vendosi që të shkonte në altar dhe ta turpëronte atë para të gjithë familjarëve dhe të ftuarve.

Pasi arrin në altar nusja kthehet para të gjithëve dhe i thotë se nuk do ketë dasmë. Hedh tufën me lule që kishte në dorë dhe nxjerr telefonin e lexon mesazhet që Alex ka shkëmbyer më atë femër.

Të gjithë ngelën të shokuar, ndërsa Alex mori shokun e tij të ngushtë dhe u largua direkt nga ceremonia.

Casey u shpjegoi mysafirëve të saj të dasmës se “Nuk do të ketë një ceremoni martese sot, por përkundrazi do të ketë një festë të ndershmërisë dhe pranimin e të vërtetës pavarësisht se mund të ishte e dhimbshme.