Kosova

Nushi për ministrin Vitia: Dr. Hipokriti po e trajton procesin e vaksinave si sekret shtetëror

Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë. Ky i fundit tha se nuk mund të japim detaje për procesin e sigurimit të vaksinave edhe pse vetë kishte thirrur konferencë për media.

Nushi nuk hezitoi ta quajë Vtiinë “Dr. HIPOKRITI”, ku ndër të tjera tha se minsitri po e trajton procesin e vaksinave si sekret shtetëror.

Tutje, Nushi nuk hezitoi ta përmend se i pari që mori vaksinën ishte kryeminsitri Kurti. E sipas Nushit, nga ajo ditë në Kosovë janë vaksinuar pak njerëz.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Dr. HIPOKRITI po e trajton procesin jetik te vaksinimit si sekret shteteror. Ta merr mendja, jemi tu e zbulu nje variant te vaksines e po tutet mos po i del recepti.

Mos te harrojme qe i pari qe e ka marre vaksinen ne Kosove eshte Lideri Suprem Kurti. Qe nga ajo dite, jane vaksinuar teper pak njerez.

From “hero” to zero!

Gazeta Insajderi gjatë ditës ka publikuar një hulumtim ku thuhet se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkraur kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.

Sipas Insajderit, e gjithë puna për furnizim me vaksina është kryer. Duhej vetëm që Vitia të nënshkruante kontratën të cilën nuk e ka bërë. Si pasojë e kësaj, furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator.

E lidhur me këtë çështje Vitia thirri konferencë për media ku mohoi diçka të tillë. Ai nuk dha shumë detaje për shkak se, sipas tij, mund të dëmtohet procesi i negocimit dhe gjithçka është konfidenciale.

Megjithatë ai tha me siguri të plotë se hulumtimi i Insajderit nuk qëndron saktë.

“Më lejoni të jem i shkurtë dhe i qartë, lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë i dëmshëm dhe dashakeq”, është shprehur Vitia.