OPINION

Nuredin Gërvalla Heroi i Kombit Shqiptar

Shkruan: Erald Selca
Populli shqiptar mbijetesën e vet në trojet e veta e ka siguruar gjithmonë me luftë , luftë mbrojtëse kundër çdo okupatori dhe shtylla e kombit tonë janë dëshmorët e Shqipërisë .

Padrejtësive historike me shpatë dhe pushkë ju kemi kundërpërgjigjur , dhe kolosi sypatrembur aktivisti i ilegales Lëvizjes legjendare dhe një nga celulat e para të UÇK -së Nuredin Gërvalla ishte rritur dhe edukuar gjithnjë në frymën kombëtare dhe me dashurinë ndaj Shqipërisë lirisë çlirimit dhe bashkimit kombëtar.

Krah të djathtë krahas familjes kishte vëllaun bashkëluftëtarin e nderuar Agron A. Gërvalla një patriot shembullor .

Nuredini ishte i pandalshëm në Evropë ilegale protesta në shpërndarjen e Zërit të Kosovës dhe kur UÇK ja kishte me se shumti nevojë heroi i kombit Nuredin Gërvalla dha çdo gjë nga vetja në konsolidim të luftës në Dukagjin Drenicë etj kudo ku ishte nevoja urtia dhe vlerat e tij ishin shembull për ne të tjerët .

Ishte pjesëmarrës në aksione luftarake logjistike organizim gjithmonë me zemrën e zjarrtë luftarake liridashëse.

Kishe lezet ta shikoje Nuren në uniformë me armë libra gazeta harta ma qonte mallin e Çerciz Topullit Qemal Stafes Vasil Shantos sa krenar dhe vizionar ishte .

Trimi i madh Nuredin Gërvalla kudo ku shkonte ja shtonte dhe disa pushkë kundër Serbisë Kriminale fashizoide .

Dha kontribut të madh dhe në batalionin gardist Shkelzen Haradinaj të ZOD të UÇK -së ku këto ditë i kujtojmë Nuren me bashkëluftëtar .

Dëshmori i atdheut Nuredin Gërvalla ishte shpirti i luftës çlirimtare dhe Nures e dëshmorëve ju takon lavdia e përjetshme.