Kombëtare

Nura: Duhet të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm për prespektivën e të rinjve Vitias


“Ne synojm ta ndryshojë modelin e qeverisjes në Kosovë, ashtu siq e beri kryeministri Haradinaj ne këto dy vite të qeverisë sa ishte duke e udhëhequr. Do ta bëje me dinamik dhe më kreativë. Do të punohet me plane dhe do të realizohen prioritetet për Kosovën 100% shtet.

AAK do të udhëheq me autoritetin e ideve për qeverisje, sidomos në fushë të ekonomisë, duke e vërë në dispozicion potencialin që ka brenda vetës. Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj synon rritjen e ekonomisë në shkallen më të lartë , duke i dhënë fund emigrimit jashtë vendit, ku Vitia është në rrezik të madhë nga ikja e të rinjëve, një rritje e parashikueshme e të hyrave dhe të shpenzimeve, shtim të prodhimeve vendore dhe të eksportit, kjo ndodhi vetem ne qeverin e udhëhequr nga z.Haradinaj, efektet pozitive te takses 100%, etj.

Pothuajse krejt çka nuk shkon mbarë në shoqërinë kosovare ka një shkaktar të përbashkët: Gjendjen e mjerueshme, por me kryeminister Ramush Haradinaj , kjo gjendje do të eliminohet, andaj edhe ne si qytetarë të Vitisë, do të jemi ata që do të përfitojm nga ky program qeverisës, dhe unë do të jemë garancia më e mirë për ju dhe zëri juaj i fuqishëm pas datës 6 tetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vota juaj për kanidatët tanë të koalicionit AAK- PSD, do jetë votë për zhvillim ekonomik, votë për vende pune, votë për të rinjët që të jetojnë në shtepit e tyre dhe mos të emigrojnë në vende të ndryshme të botës, por të punojnë në vendin dhe shtetin e tyre, vota juaj për ne do të jetë për një Kosovë 100%, është shprehur kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Faruk Nura ne një takim me të rinjët në Viti./Kosova.info

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.