Kombëtare

Nura: Do të jemi zëri më i fuqishëm i përfaqësimit të interesave kombëtare

Si subjekt politik i përgjegjshëm dhe bindshëm koalicioni më i fortë në nivel vendi dhe në Viti, me siguri do të kemi përfaqësuesin në Kuvendin e Kosovës dhe pas datës 6 tetor, vitiasit do të jenë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës me njerëzit që do të jenë çdo herë zëri i juaj.

“Si AAK tani së bashku me PSD, jemi të qartë se ne duam të jemi pjesë e pushtetit në të gjitha nivelet, e kemi dëshmuar në qeverinë Haradinaj se nuk duam pushtet me çdo kusht, por gjithashtu dërguam mesazhin me themelimin e Ushtrisë dhe taksën ndaj produkteve serbe dhe atyre që bojkotojnë dhe punojnë kundër shtetit tonë, ne nuk ikim nga përgjegjësia, por as nesër nuk do të ikim nga përgjegjësia”, ka thënë kandidati i AAK-PSD për deputet Faruk Nura.

Siç qëndruam përball armikut shekullorë ne kohët më të vështira në mënyrë dinjitoze, gjithmonë në mbrojtje të shtetit tonë kur ishim të rrezikuar nga okupatori serb, edhe më mirë dhe me më shumë përvojë do të bëj të njëjtën gjë në Qeverinë Haradinaj, ne mbrojtje të vendit dhe shtetit tonë, në mbrojtje të produkteve vendore, të zhvillimit ekonomik dhe te kufijve të Kosovës, ne do të bëjmë Kosovën 100% shtet me kryeministër Ramush Haradinaj, andaj edhe ne si Vitias duhet të jemi të përfaqësuar duke dhënë kontributin tonë me vota e juaja që të ju përfaqësojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke dal në zgjedhje dhe duke votuar koalicionin AAK-PSD ka thënë Nura.

Faruk Nura sot ka prezantuar kandidaturat për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Viti.


Faruk Nura është kandidat për deputet në listën e koalicionit AAK-PSD dhe garon me nr 37.

Leave a Reply

Your email address will not be published.