Bota

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Brazil është duke u rritur, deri tash janë 100 mijë persona

Numri i viktimave nga coronavirusi në Brazil u rrit në 100 mijë, ndërsa rreth 3 milionë njerëz janë infektuar deri më tani nga virusi vdekjeprurës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Brazili është vendi i dytë në botë më i goditur nga sëmundja e COVID-19.

Vetëm të shtunën shteti i Amerikës Latine raportoi rreth 49 mijë raste dhe 905 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Në vendin e parë radhitet SHBA-ja me pesë milion të prekur dhe 160 mijë viktima. Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, e kishte nënvlerësuar nga fillimi pandeminë, duke e quajtur coronavirusin “grip të zakonshëm”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483