Kombëtare

Numri i të vdekurve në Gjilan nga COVID-19 rritet në 21

Është rritur numri i vdekjeve në Komunën e Gjilanit si pasojë COVID-19.

21 qytetarë të Gjilanit kanë vdekur nga fillimi i pandemisë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për shtyp që ka mbajtur sot ka njoftuar se në këtë komunë kanë vdekur edhe tre qytetarë.

“24 orët e fundit kanë qenë të rënda ngase kanë humbur jetën tre qytetarë të Gjilanit. Numri total është 21 të vdekur duke përfshirë edhe këta tre. Raste aktive me COVID-19 janë 183. Kemi 16 raste të reja me infeksion sot dhe 14 të shëruar”, ka thënë Haziri.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të zbatojnë udhëzimet shëndetësore që është mbajtja e maskës, distance sociale dhe veprime tjera të cilat janë në funksion të ruajtjes së shëndetit. Në të kundërtën, sipas tij, inspektorët komunalë do të detyrohen të shqiptojnë gjoba mandatore.

Kreu i Gjilanit ka deklaruar se në këtë komunë është lejuar hapja e çerdheve private, pasi ka qenë kërkesë e prindërve.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483