Bota

Numri global i të infektuarve kalon shifrën 5.7 milionë

Numri i personave të infektuar me koronavirus ka tejkaluar shifrën e 5.7 milionë personave, sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins.

Shtetet më të prekura janë:

Shtetet e Bashkuara me 29.8 për qind të shifrës totale

Brazili, 7.2 për qind

Rusia, 6.6 për qind

Mbretëria e Bashkuar 4.7 për qind

Spanja 4.1 për qind dhe

Italia 4 për qind.

Numri i saktë i të infektuarve besohet se është shumë më i madh, marrë parasysh numrin e personave të paregjistruar ose të atyre pa simptoma.