Kosova

Numërohen 97% e votave, këto janë rezultatet

Janë përditësuar të dhënat e fundit në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë përditësimin e fundit të rezultatit të votimit.

Në bazë të këtyre rezultateve deri më tani KQZ-ja ka numëruar 2 mijë e 471 vendvotime nga 2 mijë e 547 sa janë gjithsej apo 97.02 për qind të votave.

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje është në vendin e parë dhe ka arritur që të marrë 199 mijë e 393 vota apo 25.71 për qind.

Në vendin e dytë, është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbledhur 193 mijë e 938 vota apo 25.01 për qind, kurse Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka marrë 163 mijë e 879 vota apo 21.13.

Në anën tjetër, koalicioni AAK-PSD ka arritur të mbledh 89 mijë e 873 vota apo 11.59.

Theksojmë se rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.