Kosova

Numërohen 60% e votave me kusht, kjo është shpërndarja momentale e mandateve për subjektet politike

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) janë numëruar rreth 60% e 30 mijë votave me kusht në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

Nga votat me kusht të numëruara deri tani rezultati është si në vijim.

LVV – 9,361 vota

PDK – 3,475 vota

LDK – 1,951 vota

AAK – 1,552 vota

NISMA – 486 vota

Pjesa tjetër e votave iu takon partive të tjera që nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor.

Duke shtuar votat e partive që nuk e kanë kaluar pragun te partitë respektive në rezultatin preliminar të publikuar nga KQZ, aktualisht do të kemi këtë shpërndarje të mandateve për subjektet politike shqiptare:

LVV- 56 deputetë

PDK- 20 deputetë

LDK- 15 deputetë

AAK- 9 deputetë

20 mandate janë të rezervara për subjektet e partive minoritare.

Kujtojmë, Kosova është një zonë e vetme zgjedhore me sistem proporcional të shpërndarjes së mandateve.

Llogaritja e mandateve bëhet përmes metodës Sainte-Lague.