Kosova

Numërohen 25,798 vota të diasporës, LVV merr 19,626 vota, LDK e PDK në garë të ngushtë për vendin e dytë

Kur janë numëruar 45% e votave të diasporës, LVV kryeson me 76% të votave.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë apo votave nga diaspora.

Deri më tani janë numëruar 25 mijë e 798 vota nga rreth 56 mijë e 910 vota të aprovuara nga diaspora.

Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar rreth orës 23:00) rezultatet deri më tani janë si më poshtë:

LVV – 19626 vota

LDK – 2173 vota

PDK – 2120 vota

AAK – 855 vota

NISMA – 200 vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota.