Kosova

Nuk shpallen rezultatet nga KQZ, shkak ankesa e Vetëvendosjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t’i shpallë rezultatet pas rinumërimit pasi që në adresën e Gjykatës Supreme ka shkuar një ankesë e Lëvizjes Vetëvendosje që të numërohen 392 pako të ardhura së fundi nga diaspora.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka thënë për Indeksonline se rezultatet nuk mund të publikohen derisa në PZAP ose Gjykatën Supreme ka çështje në shqyrtim.

“Më lejoni t’iu informoj se kemi marrë konfirmim se në Gjykatën Supreme është parashtruar ankesë ndaj vendimit të një dite më herët të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, prandaj, rezultatet pas procesit të rinumërimit nuk mund t’i publikojmë në këtë fazë”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, rezultatet nuk mund të publikohen pa një konfirmim, në këtë rast nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483