Show Biz

Nuk përmbahet Anwar, lëpin në ballë Duan në mes të publikut

Jo vetëm për suksesin që ka, mirëpo kohëve të fundit ajo u përfol mjaft shumë edhe për jetën e saj private.

Dua Lipa, bukuroshja nga Kosova e cila po bënë bujë të madhe me sukseset e saj në mbarë botën, po di të bëjë bujë edhe sa i përket lidhjeve të dashurisë.

Ajo për një kohë të gjatë ka qenë në lidhje me kuzhinierin Isaac Carew ku shiheshin mjaft të lumtur në shoqërinë e njërit tjetrit e madje shihej edhe si mjaft i dashur edhe për familjen e Duas.

Mirëpo pas një kohë të gjatë të kësaj lidhje, kohëve të fundit u aludua që kësaj lidhje i kishte ardhur fundi dhe dolën që këto aludime të vërtetohen, shkruan Kosova.info.

Ajo fillimisht u pa nën shoqërinë e Anwar Hadid ku edhe thanë që mund të ketë dicka mes tyre, e gjë e cila menjëhërë pas disa ditës u konfirmua nga vetë Dua përmes një video që e postoi në Instagramin e saj.

Ata filluan të shfaqeshin tashmë lirshëm në publik nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Një numër i madh videosh filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale, e ajo e cila bëri mori vëmendjën e publikut ishte momenti kur Anwar filmohet duke i lëpirë ballin Duas.