ROZË

“Nuk ndiej as aromën e tim biri”- Klea Huta zbulon pasojat e Covid

Klea Huta ditën e djeshme rrëfeu përmes Instagram Stories se e ka kaluar Covid-19 familjarisht para disa muajsh.

Ajo tha se për dy muaj nuk pati fare nuhatje, ndërsa kur nuhatja po i rikthehej, vuri re se i tjetërsohen aromat dhe ndien erë të çuditshme dhe të keqe te disa ushqime.

Shumë ndjekës i janë përgjigjur se kanë përjetuar ose po përjetojnë të njëjtën gjë dhe se është shumë ë vështirë për ta. Mirëpo, a ka diçka për t’u shqetësuar dhe për çfarë bëhet fjalë në këtë rast?

“Para disa muajsh unë dhe familja ime kaluar Covid-19. Fatmirësisht e kaluam paq. Para 2 muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do të nuhasja kurrë më. Ishte e tmerrshme që nuk nuhasja as erën e tim biri dhe po çmendesha por kjo ishte e keqja më e vogël që po më ndodhte në krahasim me fatkeqësitë që kemi dëgjuar nga kjo sëmundje e tmerrshme”-shkruan Klea.

Sipas mediave të huaja humbja e shijes dhe nuhatjes si pasojë e Covid-19 mund të ndikojë në shqisa edhe pasi pacientët shërohen. Disa persona që e kanë kaluar COVID-19 raportojnë se disa aroma duken të çuditshme dhe disa ushqime kanë shije të tmerrshme, njësoj si Klea dhe shumë njerëz të tjerë