Nuk ndalet bixhozi në Kosovë, Policia identifikon tri lokale në Prishtinë ku luhej bixhoz

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i organizimit të paligjshëm të skemave piramidale të bixhozit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan Kosova.info.
Policia ka identifikuar këto raste
Është raportuar se gjatë kontrollit në një lokal janë hasur dy të dyshuar meshkuj duke zhvilluar lojëra të fatit me ç’rast janë konfiskuar tre televizor, një ftohëse për Lap-top, dy skanerë, dy monitorë, një -shtëpizë kompjuterike, një printer, një lap-top, dhe 1430 € të gatshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar
Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që gjatë kontrollit në lokal ku ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale : katër shtëpiza të kompjuterit, një chip, dhe një telefon mobil. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar , pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tyre ku ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona mobil me të cilët kanë bërë pagesa të ndryshme për lojëra të fatit. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar .