Kosova

Nuk ndalen aderimet në AAK

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur edhe për një numër të madh aderimesh që kanë ndodhur në AAK, shkruan Kosova.info.

Ai ka mirëpritur të gjithë që kanë aderuar sot

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shndërruar në adresën kryesore të angazhimit politik të profesionistëve të dëshmuar. Pata kënaqësinë t’i mirëpres sot, profesorin universitar Dr. Islam Musliu, juristët Mentor Seferi, Arbnora Avdiu, Raza Lajqi dhe Memli Seferi, politologet Drita Pajaziti, Sabile Krasniqi e Arnesa Sahiti, si dhe Albin Zhuniqin, specialist i sigurimeve, të cilët iu bashkuan vizionit të Aleancës dhe ofertës më serioze, që garanton jetësimin e konceptit 100% shtet. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.