OPINION

Nuk krahasohet një mëkat i vogël i Albin Kurtit me mëkatet e tjera të kundërshtarëve të tij politik

Shkruan: Ejup BERIShA
I paska marrë 1000 teste nga Serbia Albin Kurti dhe qenka bërë nami në Kosovë bre çfarë populli jemi bërë bre bre.

Mizën e bëjmë Elefant kur sna konvenon e kur na konvenon Elefantin e bëjmë plesht apo dhe mikrob. Janè 1000 teste që edhe pse Serbia i ka dërguar me qëllim për të bërë rrèmujë megjithate në këto kushte të vështira mund të jenë të mirseardhura në Kosovë dhe gjetiu në rajon dhe nëpër botë. Do të mund të bëhem i tepërt por në këto kushte edhe Koreja e Veriut  nëse dërgon teste do të mund të jenë të mirëseardhura sepse bëhet fjalë për gjëra medicinale nga të cilat mund të shpëtohen 1000 mijë jetë njerèzish. Ndërsa disa politikan janë knaq qe dy tre dekada tu bashkpunu ngusht me estabilishmentin politik të Serbisë në dëm të qytetarëve të Kosovës dhe nuk ka folur askush asgjë, e Albini paska bërë mëkat shumë të madh paska marrë ndihma prej Serbisë dhe tash duhet gjuajtur gur e dru mbi të.Ajde pra ti nxjerrim në tavolinë mëkatet e Albinit dhe të kundërshtarëve të tij politik opozitar.Njëzet vjet vjedhje, varfërim, dëbim.shantazhim,burgosje,rrahje,vrasje dhe së fundmi teritori i Kosovës në ankand publik për falje dhe atë Serbisë.Këto janë mëkatet e kundështarëve të Albinit.E mëkat i Albin Kurtit na qenkan 1000 teste të cilat janë shumë të domosdoshme që mund të shërbejnë për të vërtetuar apo për të kontestuar infektime të qytetatëve të Kosovës nga Virusi Korona. A nuk është cmenduri e llojit më absurd kjo që të peshon më shumë një veprim i Albinit në krahasim me nëntëdhjetë e nëntë veprimet e këqija të kundërshtarëve të Albin Kurtit cmenduri pra shumë e madhe është kjo.Prandaj ky rast mos të shfrytëzohet për sulmimin dhe shantazhimin e Albin Kurtit sepse nuk èshtë as real dhe as i drejtë Unè kur i përmenda të këqijat e kundërshtarëve të Albinit i përmenda sipërfaqsisht ka ndoshta edhe gjèra më të këqija që ne nuk i dimë  prandaj secili le ti shiqon dhe vajton veprimet e tija.Jo rastësisht ata që tani e sulmojnë Albinin për mëkate shumë të imta në zgjedhjet e muajit tetor pësuan humbje nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.