Kosova

Nuk ka të ndalur me sulme ndaj Kurtit ish-deputeti i LDK-së Gani Geci

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci e ka publikuar një fotografi ku shihet një artikull i të përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine që citon një deklaratë të atëhershme të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Geci vlerëson se Kurti e mbështet Rusinë, ndërsa e ka falenderuar Zotin dhe presidentin Ibrahim Rugova “per vizionin e ti pro Amerikan dhe pro Perendimor”.

“Athua ende ata qe e mbshtesin Amerikën jane kunder Kosoves ndersa ata qe mbshtesin Rusin jane pro Kosoves?! O populli im i dashur bëhu mirnjohës ndaj atyre qe na ndihmuan dhe na mbeshten kur kishim nevoje. Falenderojm zotin dhe Preseidentin Rugova per vizionin e ti pro Amerikan dhe pro Perendimor”, ka shkruar Geci. “Kurti: Kush e mbështet SHBA-në dhe Rugovën është kundër Kosovës”, shkruhet në titullin që artikullit që Geci e ka publikuar, e që besohet të jetë i gazetës së famshme gjermane me tirazhin më të gjerë jashtë vendit.

https://www.facebook.com/GaniGeciLDK/posts/3954981094513691