SPORT

Nuk janë paguar qe disa muaj, gjyqtarët e basketbollit në Kosovë mund ta bojkotojnë kampionatin

Kampionati i Kosovës në basketboll mund të ngec në zhvillim shkaku i mundësisë që gjyqtarët të hyjnë në grevë.

Ata nuk janë paguar për disa muaj të vitit të kaluar dhe kanë kërkuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës që t’i shlyej obligimet ndaj tyre.

FBK po mundohet të gjej mundësi t’ua kryej pagesat referëve, të cilët janë të vendosur që të mos referojnë pa u shlyer i gjithë borxhi ndaj tyre. Madje, kërkojnë edhe rritje të pagesave.

Nëse borxhet ndaj gjyqtarëve nuk kryhen brenda këtij muaji atëherë situata mund të përkeqësohet seriozisht në basketbollin kosovar. 

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort