Bota

Nuk iu hyn në krye! Plazhet plot në Australi, përkundër alarmit për koronavirusin

Një plazh mjaft popullor në Sidnei vazhdon të jetë i mbushur plot, pavarësisht thirrjeve të shumta për të mos dalë jashtë shtëpive për shkak të koronavirusit.

Plazhi piktoresk ishte mbushur plot ditën e sotme, ndërkohë që shihen edhe policët duke patrulluar aty rrotull.

Njerëzit u panë duke shkelur rregullat e distancimit social dhe shijonin rrezet e diellit pa u shqetësuar për virusin vdekjeprurës.

Plazhet në pjesën veriore janë një pikë e njohur për koronavirusin, duke u renditur në vend të dytë në Uellsin e Ri Jugor.