Kuriozitet

Nuk e dinte që ishte shtatzënë,18-vjeçarja sjell në jetë një vajzë gjatë stërvitjes(Foto)

Një studente nga Anglia ka treguar sesi ka sjellë në jetë një vajzë pa e ditur që ishte shtatzënë.

Beth Martin e cila po stërvitej për t’u bërë pjesë e Forcave Kufitare të Britanisë tregoi se një orë përpara se të niste lindjen kishte qenë duke bërë ushtrime ekstreme fizike njëlloj siç bëhen në ushtri.

Në një rast që quhet ‘cryptic pregnancy’, ose ‘shtatzënia e fshehtë’ vajza e saj, që tashmë është 7 muajshe, ishte rritur mbrapa brinjëve të nënës së saj dhe për këtë arsye ajo nuk pati rritje të barkut.

18-vjeçarja u shpreh gjithashtu se ajo kishte bërë edhe dy teste shtatzënie, por kishin rezultuar negativë.

Martin rrëfen:

Në kohën kur arrita në spital kisha dhimbje të forta. Një infermiere më tha direkt që dukesha si shtatzënë, pastaj mësova që kisha 69 orë që kisha nisur procesin e lindjes.”

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania