Show Biz

Nuk citojnë autorësinë në këngët e tij, reagon kompozitori i njohur Afrim Macula

Kompozitori i njohur shqiptar i dhjetëra hiteve ndër vite e dekada dhe udhëheqës artisitk i Grupit muzikor ‘YJET’ nga Prishtina, Afrim Macula, ka nxjerrë një reagim ndaj kolegëve muzikantë, instrumentistë, krijues e këngëtarë, me anë të të cilit ka kërkuar botërisht që në secilin rast të ri-përpunimit, ri-inçizimit apo ri-prodhimit të këngëve të kompozuara nga ai, minimalisht t’i përmendet autorësia në cilësinë e kompozitorit.

Ndryshe Afrim Macula mbetet prej kompozitorëve më të dalluar shqiptarë që nga vitet 90-të.

Kulminacioni i këngëve të tij ndër dekada ka ardhur në bashkëpunimet muzikore me Ramadan Krasniqin-Danin, Sinan Vllasaliun, Shkëlzen Jetishin e më pas edhe me Afrim Muçiqin.

Foto: Afrim Macula/Facebook

Ky është reagimi i plotë:

“Të dashur koleg muzicient, krijues, orkestrues e këngëtarë, kohëve të fundit, në mungesë të ideve krijuese, në një periudhë kur vlerat komponuese shihet se janë në krizë, JU DREJTOHEM me një Kërkesë legjitime: Të gjitha kompozimet e mia tash e 30 vite, për cilindoqoftë këngëtarë, të cilat vendosni ti ri-përpunoni, ri-inqëzoni apo ri-produkoni sërish sikur këngë apo edhe në forma tjera si instrumentale, e të cilat janë kompozime të mia, minimalisht të mos harroni të theksoni në formë të shkruar autorësinë time në cilësinë e kompozitorit! Këngë të tilla janë me dhjetëra dhe kryesisht për këngëtarë eminent, andaj përkundër asaj se çfarë po ndodhë sot me muzikën tonë, ato fatmirësisht kanë mbijetuar dhe mbeten hite aktuale edhe sot. Nuk dua të keqkuptohem, çdokush që një kompozim timin e ti ri-përpunon, ri-inçëzon apo ri-produkon, e ndjej për nderë dhe respekt sepse vetëm e mira nuk vdes dhe mbijeton, porse në rast që të njejtat nuk përmbushin kërkesen timë të cekur më lartë, atëherë unë do të detyrohem të ndjekë instrumentet ligjore të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Afrim Macula. 

Afrim Macular

REAGIM!

Të dashur koleg muzicient, krijues, orkestrues e këngëtarë,

kohëve të fundit, në mungesë të ideve krijuese, në një periudhë kur vlerat komponuese shihet se janë në krizë, JU DREJTOHEM me një Kërkesë legjitime:…Shiko më shumë