
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është ndarë i lumtur me fitoren ndaj Llapit.
Kampioni i Kosovës triumfoi me rezultat minimal 1 – 0, fal golit të Ardian Limanit.
Pas ndeshjes, Nuhiu i përgëzojë lojtarët, ndërsa tha se tani duhet të analizojnë kundërshtarin e radhës.
“E kemi ditë që do jetë ndeshje e vështirë dhe shumë e luftuar. Bravo e madhe për lojtarët që ditën të marrin tre pikët, shfrytëzuam gabimin e tyre dhe arritëm të marrim pikët çfarë ishte e rëndësishme”.
“Kundërshtari ishte i fortë dhe u mbrojt mirë, fokusi ka qenë tek Llapi e tash e tutje do të mendojmë për kundërshtarin e radhës, do e analizojmë mirë dhe do jemi gati për ta”, deklaroi ai pas ndeshjes.
Të dielën e ardhshme do zhvillohet super përballja Drita – Ballkani.
add a comment