SPORT

Nuhiu: Drita nuk e nënvlerësoi Besën

Me triumfin ndaj Besës, Drita e ka rimarrë primatin në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll me dy pikë më shumë se Ballkani që pësoi humbje nga Llapi.

Kur janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 22-të në kampionatin e Kosovës, gara për titull është bërë akoma më e nxehtë.

Në prononcimin e tij për mikrofonat e Art Sport, trajneri i ‘Intelektualëve’, Ardian Nuhiu, ka thënë se të zgjedhurit e tij nuk e nënvlerësuan aspak kundërshtarin, megjithëse ndodhet në fund të tabelës.

Pas dy golave të realizuar, sipas strategut të Dritës, lojtarët e tij e morën kontrollin dhe e menaxhuan sfidën në vazhdim, duke pranuar një gol dhe duke shënuar një tjetër.

Nuhiu ka theksuar se kampioni nuk ndihet nën presion është më i qetë pas rimarrjes së kreut dhe po përgatiten për takimet e radhës.