Kombëtare

Nisin punimet në këtë rrugë në Prishtinë, Ahmeti paralajmëron tollovi

Nga sot kanë nisur punimet në rrugën “Isa Kastrati”, në drejtim të udhëkryqit të rrugës “24 Maji”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, tha se punimet do të zgjasin për dy muaj.

Ahmeti paralajmëroi tollovi në komunikacion.

“Prej sot kanë filluar punimet në rrugën “Isa Kastrati”, në drejtim të udhëkryqit të rrugës “24 Maji”.Ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë. Do të mundohemi që këto pengesa të jenë minimale”.