SPORT

Notat e lojtarëve Barcelona-Inter: Messi lojtari i ndeshjes Griezmann dështim

Ndeshja mes Barcelonës dhe Interit doli të jetë emocionuese, me shumë raste, ku në fund i nxori fitues katalunasit me rezultat 2-1.

Interit kaloi i pari në epërsi me golin e hershëm të Lautaro Martinez, ndërsa Barcelona u kundërpërgjigj me dy gola të Luis Suarez.

Edhe pse Suarez shënoi dy gola, vlerësimin më të madh e ka marr Lionel Messi me 9.5.

Krejt kjo fal aksionit të golit të dytë, kur e ç’akordoi mbrojtjen e Interit për të pasuar më pas te Suarez që e shënoi golin e epërsisë.

Uruguaiani është notuar me 8.7 për paraqitjen e sotme. Te Barcelona notën më të ulët e mori Antoine Griezmann (6.4).

Sa i përket Interit kishte dy lojtarë të dalluar, si Lautaro Martinez me 7.6 dhe Samir Handanovic me 7.0.

Pas kësaj ndeshje Barcelona ka katër pikë, ndërsa Interi mbetet me një pikë. 

Vlerësimet për lojtarët e Barcelonës

Vlerësimet për lojtarët e Interit

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483